“Dridhet” Real Madrid, ja ku po transferohet Isco

15:59 | 20 Dhjetor 2019

Chelsea, është i përgatitur të ofrojë Real Madrid 52 milionë € për mesfushorin spanjoll Isco, thotë Eldesmarque.

Los Blancos mund të jetë i gatshëm të sanksionojë largimin e 27-vjeçarit verën e ardhshme, por ai nuk ka gjasa të transferohet në Londrën perëndimore në janar, përcjell ORAinfo.

Isco, është paraqitur në dhjetë ndeshje të La Ligës për Madridin këtë sezon, por ende nuk ka hapur llogarinë e tij për shënimin e golave./ORAinfo/

Komento: