“Dridhet” Real Madrid, ylli i madh po largohet pas 14 vitesh

17:00 | 24 Maj 2019

Sipas Marca, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos po e vë në dyshim të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu pas një fushate të trazuar në sezonin 2018-19.

33-vjeçari ka kaluar 14 vitet e fundit të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll, por ai po mendon për një sfidë të re në sezonin e ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë shprehur interes në Ramos gjatë vitit të kaluar dhe mund të tundoheshin për të nisur ofertat verore./ORAinfo/

Komento: