“Dridhet” Reali, gjiganti evropian po ia rrëmben nga duart Hazardin

22:00 | 09 Dhjetor 2018

Paris Saint-Germain ,po planifikon të ndërpresë lëvizjen e Real Madridit për yllin e Chelseat, Eden Hazard, pasi kampionët francezë hyjnë në garën për të nënshkruar yllin e Chelsea përcjell ORAinfo.

Futbollisti i Belgjikës ka qenë i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll për muaj, por Chelsea po përpiqet ta angazhojë atë në një kontratë të re, pasi që kjo e vjetra i skadon në vitin 2020.

Sipas The Mirror, PSG është shfaqur si një opsion tjetër, duke e bërë sulmuesin kandidatin e tyre të lartë për verën që vije.

Mbetet të shihet në fund se cilës skuadër do ti takojë Hazard, ose përfundimisht do të mbetet te ekipi anglez ./ORAinfo/

Komento: