“Dridhet” Reali, PSG po ia merr tre futbollistë

09:02 | 15 Maj 2019

Paris Saint-Germain po e shikon Toni Kroosin si një përgjigje të mundshme ndaj problemeve të mesfushës së klubit, sipas Le Parisien.

Klubi ka qenë në kërkim të një zëvendësimi për Thiago Motta që prej daljes në pension të mesfushorit dhe Kroos është parë si lojtari i përsosur për të ndihmuar në spastrimin e atij pozicioni, përcjell ORAinfo.

PSG gjithashtu ka interes në Isco dhe Bale, por ka gjasa të shesë të paktën Julian Draxler ose Edinson Cavani për të financuar një lëvizje./ORAinfo/

Komento: