Juventusi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga nënshkrumi i dyshes së Milanit, Alessio Romagnoli dhe Gianluigi Donnarumma.
Këtë lajm e ka raportuar Tuttosport,ani pse Romagnoli ishte cak i Zonjës Vjetër qysh kohë më parë përcjell ORAinfo.
Kapiteni dhe portieri i ri, shihet si trashëgimtari i drejtpërdrejtë i Gianluigi Buffon në ekipin kombëtar italian por edhe te Juve.
Që të dy lojtarët janë simbolet e rossoneerëve , por mbi të gjitha dy referencat absolute të menaxhmentit Elliott Management Corporation.
Siç është raportuar kohët e fundit nga presidenti Paolo Scaroni, kompania do të rifillojë prej tyre për të sjellë klubin përsëri në lavdinë e tij të mëparshme./ORAinfo/