“Dridhet San Siro”, Liverpooli po ia merr yllin e madh nga duart Milanit

22:08 | 05 April 2019

Sipas UOL Esporte, Liverpool do të kishte hyrë në garën për Richarlison, 21 vjeçari nga Everton, i cili po tërheq interes edhe nga AC Milan.

Richarlison u bashkua me Evertonin nga Watford në verë, dhe ka pasur një sezon të mirë për duke shënuar 13 gola në 33 paraqitje për klubin përcjell ORAinfo.

Mediat braziliane pohojnë se Jurgen Klopp ftoi përfaqësuesin e Richarlisonit Renato Velasco në shtëpinë e tij në Merseyside, edhe pse natyra e takimit është e panjohur.

Tifozët e Evertonit kanë reaguar me zemërim ndaj mundësisë së humbjes së një prej lojtarëve të tyre më të mirë.

Milan u lidh me brazilianin në mars dhe ende e sheh atë si një opsion për të forcuar krahët e tyre, por me sa duket nuk ishin të gatshëm të paguajnë shumën prej 60 milion euro për të./ORAinfo/

Komento: