“Dridhet San Siro”, Liverpooli po ia rrëmben Milanit “shtyllën” e ekipit

18:41 | 11 December 2018

Liverpool, po mendon për mundësinë e sjelljes së Suso përsëri në klub vitin e ardhshëm, pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse në Serie A këtë sezon përcjell ORAinfo.

Spanjolli ka ndërruar Anfield për San Siro në vitin 2015 dhe aktualisht po shijon vitin e tij më të mirë në Itali, duke kontribuar katër gola dhe tetë assiste në 15 ndeshje.

Reds kanë qenë të impresionuar nga përparimi i fundit i Suso dhe janë duke konsideruar të bëjnë një ofertë prej 50 milion euro (45 milion, 57 milion dollarë) për ta transferuar atë në vitin 2019 ka raportuar e përditshmja italiane Calcio Mercato./ORAinfo/

Komento: