Franck Kessiè është një nga lojtarët më të kërkuar të AC Milan.
Jo vetëm klube kineze janë të interesuara për të. Siç raporton Tuttosport, Chelsea dhe Tottenham kanë vendosur objektivat e tyre tek mesfushori, i cili u bashkua me Milanin në verën e vitit 2017 përcjell ORAinfo.
Ish-futbollisti i Atalanta raportohet të ketë një çmim prej 40 milionë euro, por Rossonerët nuk janë të hapur për shitjen e yllit të Bregut të Fildishtë, i cili është një nga lojartët kryesorë të Milanit të Gattusos.
Skenari mund të ndryshojë gjatë verës, kur Leonardo, përfundimisht, do të kishte kohë për të gjetur një zëvendësim të Kessiè, protagonist kryesor i mesfushës së Milanit deri tani këtë sezon.
Chelsea do të kërkojë një mesfushor të ri këtë janar në mënyrë që të zëvendësojë Cesc Fabregas i cili do të bashkohet me Monaco në dritaren aktuale të transferimit./ORAinfo/