“Dridhet San Siro”, ylli i madh po e lë Milanin

21:20 | 16 December 2018

Ekipi italian Milan, nuk i ka punët mirë .

Pas eliminimit nga Europa League, UEFA e dënoi atë me 14 milionë euro gjobë për shkak të shkeljeve të rregullave fair play .

Por, problemet për rossonerët nuk mbarojnë këtu, pasi ata për të i barazuar shifrat duhet të shesin disa lojtarë përcjell ORAinfo.

Tashmë një emër veç se është zgjedhur.

Një largim nga Hakan Calhanoglu në tregun e dimrit nuk mund të përjashtohet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, turku mund të largohet nga ekipi kuqezi për një shifër prej rreth 20 milionë euro.
Destiancioni i tij mund te jetë prapë Gjermania, atje edhe nga erdhi./ORAinfo/

Komento: