“Dridhet” Seria A, Icardi në Juventus ?

14:14 | 28 Gusht 2019

Icardi nuk ka vend te Inter.

Inter dhe Icardi kanë mbërritur në ditët e fundit të marrëdhënies midis tyre.

Klubi i Inter ditën e djeshme përsëriti qëndrimin se argjentinasi është jashtë planeve të ekipit dhe nëse dëshiron të transferohet tek Juventus, skuadra e vetme që deri tani është në gjendje t’i bëj vend Icardit, duhet që t’i paguaj zikaltërve një çmim të “kripur”.

Kërkesa e fundit e Inter në drejtim të Juventus është, Paulo Dybala ose 70 milion euro.

Rreziku qëndron se argjentinasi mund të vendosë që të bëjë gjyq për sjelljen e Interit por deri tani zikaltërit nuk i janë trembur kësaj mundësie.

Komento: