“Dridhet” Seria A, Inter vjen me transferim “bombastik”

23:27 | 17 Gusht 2019

Savic, mund ta vesh fanellën e Interit .

Është kjo idea e Beppe Marotta, me “Tuttosport” që zbulon se zikaltërit dëshirojnë që serbi të transferohet në “Giuseppe Meazza” në formulën që dërgoi Ivan Perisic te Bayern Munich.

Kroati kaloi te kampionët e Gjermanisë në formulën e huazimit me të drejtë blerje në verën e ardhshme. Por, ndryshe nga Perisic, i cili do i kushtojë arkave të Bavarezëve rreth 30 milionë euro, kartoni i Milinkovic-Savic vlerësohet me rreth 100 milionë euro nga drejtuesit e Lazios.

Gjithsesi, mungesa e konkurencës dhe ndikimi i madh që Marotta ka te lojtarët mund ta detyrojë Igli Taren dhe Lotiton që ta lejojë 24 vjeçarin të largohet nga kryeqyteti edhe për një shifër prej 70 milionë euro.

Komento: