“Dridhet” Seria A, ja ku po transferohet Chiesa

00:00 | 24 Korrik 2019

Pavarësisht nga përpjekjet e Fiorentinës për të mbajtur Federico Chiesa, është raportuar se ai tani dëshiron të bashkohet me Juventusin.

Pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso ka pohuar vazhdimisht se Chiesa do të qëndronte në klub violë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Nicolo Schira i Gazzetta dello Sport shkruan se 21-vjeçari nuk është i bindur për projektin Viola.

Ai ka rënë dakord tashmë një kontratë pesëvjeçare me Bianconerinët me vlerë 5 milionë euro në sezon.

Chiesa shënoi 12 gola në 41 ndeshje të sezonit të kaluar dhe luajti për Italinë në Kampionatin Evropian U-21./ORAinfo/

Komento: