
Antonio Conte ditë me parë ka nënshkruar kontratë me Interin.
Interi po përgatitet për sezonin e ri nën një trajner të ri, Antonio Conte, i cili do të kërkojë të zvogëlojë dallimin mes Juventusit dhe Napoli.
Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio janë aktive në tregun e transferimeve, duke kërkuar përforcime, me Edin Dzeko dhe Nicolo Barella duke qenë emrat kryesorë në listën e blerjeve, përcjell ORAinfo.
Sky Sport paraqiti një foto se si do të dukej ekipi i Contes nga sezoni i ardhshëm.

Krejt këto ndyshime do të ndodhin nëse klubi arrin të blejë objektivat e lartpërmendura, me përfshirjen e lëvizjes tashmë të siguruar të Diego Godin në San Siro. /ORAinfo/