Një tifoz i Interit ka mbetur pa shenja jete pasi u godit me veturë nga tifozët e Napolit.
Ndeshja në mes të dy skuadrave italiane filloi me incidente, të cilat përfunduan në mënyrë tragjike.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriel Gravina, ka bërë me dije se ndeshjet mund të pezullohen.
Tifozët kënduan kore raciste ndaj Kalidou Koulibalyt, ndërsa edhe tre persona mbetën të therur pas ndeshjes.