Dridhet Serie A, ylli i Barcelonës i thotë ‘PO’ Juventusit

12:31 | 08 Prill 2019

Ivan Rakitiç pritet të largohet në afatin e verës nga Barcelona.

Ai pritet t’i bashkohet kampionit të shumëfishtë në Serie A, Juventusit.

Kështu raporton “La Gazzetta dello Sport”, sipas të cilës, mesfushori i Kroacisë tashmë ka vendosur të lë Spanjën për Italinë.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojë për financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Nuk është raportuar për çmimin e mundshëm që duhet të paguajë Juve për kroatin.

Rakitic iu bashkua Barcelonës në vitin 2014.

Ai u lidh me një largim verën e kaluar, pasi u kërkuar nga PSG-ja, por vendosi të qëndrojë edhe një sezon në “Camp Nou”.

Ai ka bërë 259 paraqitje për Barçën dhe ka realizuar 35 gola.

Komento: