Dridhet sërish Shqipëria

09:21 | 02 January 2020

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet, sërish lëkundje toke.

Të tjera lëkundje toke janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri.

Tërmeti këtë herë ka qenë me magnitudë 3.8 ballë e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 6 km në jug të Bilishtit të Korçës, me thellësi 2 km.

Ky është tërmeti i dytë që bie për vitin 2020, pasi në orët e para të 1 janarit një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë lëkundi vendin.

Po ashtu, kjo është hera e dytë që Korça goditet nga tërmeti.

Në qershor të 2019 në Floq të Korçës u dëmtuan disa shtëpi për shkak të lëkundjeve të tokës.

Kujtojmë që në 26 Nëntor i gjithë vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkatërroi me mijëra shtëpi dhe humben jetën 51 persona.

Komento: