Dridhet sërish Shqipëria, sapo ndodhi një tërmet i fuqishëm atje

18:11 | 24 Shtator 2020

Shqipëria është goditur sërish nga një tërmet.

Një tjetër tërmet ka goditur këtë pasdite territorin e Shqipërisë. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane (CSEM), lëkundjet janë ndier pranë Lushnjes me një magnitudë prej 3.5 të shkallës Rihter.

Epiqendra është regjistruar 10 km larg qytetit të Lushnjes dhe është ndier edhe në Tiranë.

Kujtojmë se më parë në afërsi të Cërrikut, u regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Komento: