Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra?
Mëngjesin e sotme qytetarët e Korçës janë zgjuar me lëkundjen e tërmetit.
IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter.
Lëkundja është ndjerë në orën 09:00, në Kapshticë të Korçës, me një thellësi 22 kilometra.
Nga tërmeti nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz, por lëkundja ka krijuar panik te qytetarët.