Dridhje të fuqishme, vendi goditet nga një tërmet i madh

10:12 | 14 July 2019

Tërmet i fuqishëm ka goditur Australinë.

Instituti Amerikan për Sizmologji ka njoftuar se një tërmet është regjistruar në pjesën perëndimore të bregdetit të Australisë.
Fuqia e tërmetit ishte 6.9 shkallësh.

Ende nuk është raportuar për dëme materiale ose viktima nga kjo dridhje e fuqishme. Sipas këtij instituti, epiqendra e këtij tërmeti ishte 203 kilometra larg bregdetit të qytetit Broome.

Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 33 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, shkruan “Reuters”.

Komento: