Driloni është kurorëzuar si fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, duke rrëmbyer zemrat e publikut me qetësinë dhe forcën e tij të karakterit.
Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Driloni doli triumfues, duke fituar çmimin e madh të këtij spektakli.
Përballë tij ishte Xheneta që nuk arriti të fitonte.
Ai, me këtë rast, është edhe i fundit që ka fikur dritat e shtëpisë më të famshme në vend.