Drini Zeqo bëhet i ‘gjallë’, tregon arsyen pse u largua nga BBVA

19:55 | 18 Janar 2024

Drini Zeqo ka reaguar për herë të parë pas daljes së papritur nga shtëpia e Big Brother Vip3.

Gazetari u largua ditën e djeshme nga Big Brother për shkak të një emergjence familjare, sipas komunikatës që produksioni bëri për konkurrentët e lojës.

Në rrjet qarkulluan lajme se shkaku i largimit nga shtëpia ka të bëjë me një problem shëndetësor të nënës së Drinit.

Në reagimin e tij të parë zyrtar, krahas fotos që publikoi në Instagram, Drini shuan kureshtjen e ndjekësve të tij.

Gazetari njofton se shkak për daljen e paparitur nga loja ishte një problem familjar lidhur me çështje shëndeti të një prej familjarëve të tij. Sakaq ai nuk jep detaje se për kë pjesëtar të familjes bëhet fjalë.

Ndër të tjera Drini thekson se ai dhe familja e tij janë mirë, ndërsa falënderon të gjithë ata që treguan interes për të dhe të afërmit e tij.

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan Drini Zeqo në Instagram.

Komento: