
Sot do të luhet ndeshja kryesore që do të mund të përcaktojë titullin kampion ku Drita pret Ballkanin në xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës.
Drita vjen pas fitores mbresëlënëse me rikthim ndaj rivalit të qytetit Gjilanit, po ashtu fitoren e fundit e arriti kundër KF Llapit.
Gjilanasit gjenden në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë gjithsej.
Ballkani vjen pas një fitore të vështirë ndaj Arbërisë, klubi nga Suhareka është lider i Superligës ku kanë gjithsej 35 pikë, dy më shumë se Drita.
Dueli i sotit do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kjo ndeshje mund të ndikojë direkt në luftën për titullin kampion.
Formacionet zyrtare të klubeve:
Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakqori, Shabani, Vucaj, Xhevdet Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.

Ballkani: Rugji, Thaqi, Potoku, Berisha, Gripshi, Krasniqi, Kuc, Jashanica, Prekazi, Baftiu.
