Drita me fitore bindëse ndaj Trepçës ‘89.
Drita ka shfaqur siguri edhe në xhiron e 10-të të Albi Mall Superligës së futbollit.
Skuadra gjilanase e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 3:1 për ta ruajtur pozitën e lideres dhe serinë e pamposhtmërisë.
Në një ndeshje me dhjetëra raste nga të dyja skuadrat, “Intelektualët” u treguan më konkretë dhe realizuan tri herë, një herë në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, mitrovicasit ishin vërtetë të pafat pasi atyre iu anulua një gol përmes sistemit VAR dhe një herë e qëlluan shtyllën.
Muharrem Jashari i kaloi gjilanasit në epërsi në minutat e parë të lojës.
E në 45 minutëshin e dytë, Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për ta ngritur epërsinë në 2:0.