Drita ka shënuar fitore të vështirë por shumë të vlefshme në luftën për titull.
Intelektualët mposhtën Drenicën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 49-të pas një krosimi zhagas nga Astrit Fazliu.
Me këtë fitore, Drita mbetet në krye të tabelës me 68 pikë, katër më shumë se Gjilani që nesër luan me Ballkanin.
Lufta për titullin kampion do të jetë e fortë deri në ndeshjen e fundit.