Drita mposht Sileksin, bën historinë në Europa Ligë

22:06 | 17 September 2020

Drita me fitore ndaj Sileks C.

Drita FC do të jetë skuadra e parë kosovare që do të luan në rrethin e tretë të Europa Ligës. Skuadra kosovare shënoi fitore kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks FC për të kaluar kështu në fazën e tretë të eliminimit direkt në Europa Ligë

Drita është hyrë sonte në histori të futbollit kosovar, pasi që bëhet skuadra e parë kosovare që është kualifikuar në rrethin e tretë të garave të Europa Ligës.

Kampioni i Kosovës, e cila padrejtësisht ishte eliminuar edhe nga gara e Ligës së Kampionëve kundër Linfield, pasi që kishte pasur vetëm një futbollist të infektuar me COVID-19 sonte zhvilloi ndeshjen e radhës kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e tërë në kontroll të skuadrës kosovare, sidomos në 30 minutat e parë të saj ku Xhevdet Shabani ishte gati për ta dënuar Sileksin nga goditja e lirë.

Në pjesë e dytë, Drita prapë ishte më e mirë dhe erdhi të goli që në minutën e 48-të ku Fidan Gërbeshi shënon gol nga penalltia.

Në fakt ishte Namani ai që nxorri penalltinë për gjilanasit.

E derisa Sileks mendonte që të kthehej në lojë, një kundërsulm i shpejt u bë nga Drita dhe para Sileks shkakton faul Darko Grozdanoski e që mandej ndëshkohet me karton të kuq.

Drita vazhdon me sulme dhe shënon edhe golin e dytë, që ishte një super gol i Ardian Limanit më të djathtën e tij në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitoreje Drita do të luajë kundër Legia Varshavës në Poloni.

Komento: