Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në fuboll.
Prishtina ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj ekipit të fundit në tabelë, Drenicës.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të nga Bujar Pllana.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 32 pikëve në pozitën e katërt, kurse Drenica mbetet e fundit në renditje me 23 pikë gjithsej.
Dueli tjetër mes Malishevës dhe Dritës nuk prodhoi fitues,
Liderja e tabelës nuk arriti të kthehej në Gjilan me pikë të plota, duke u ndalur me barazim pa gola nga Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.
Me këtë barazim, Drita mbetet liderë me 52 pikë, dy më shumë se Ballkani që luan nesër.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 29 pikë të grumbulluara.