Skuadra e Dritës ka ateruar në aeroportin e Kosovës para pak orësh.
Pasi ditën e djeshme ndeshja ndaj Linfieldit u anulua, ekipi i Dritës u kthye në Kosovë.
Takimi i djeshëm final i raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, u anulua nga UEFA në koordinim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.
Skuadra nga Gjilani tani përmes një komunikate ka qartësuar se rregullat e UEFA-së parashikojnë që nëse një lojtar del pozitiv, atëherë lojtari duhet të vetizolohet ndërsa ekipin të vazhdojë me planet e parapara. Por kjo ka rënë ndesh me rregullat e shtetit të Zvicrës, aty ku u mbajt edhe ky mini-kompeticion, përcjell lajmi.net.
Prandaj, UEFA sot do të marrë vendimin për fatin e kësaj ndeshje, që më shumë gjasë do të zhvillohet në një lokacion tjetër.