
Kryeministri i sapo zgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me anë të një statusi në Facebook, ka hapur sezonin e turizmit në Ulqin.
Abazoviq, i cili u zgjodh kryeministër javën e kaluar në Mal të Zi, e ka hapur këtë sezon bashkë me njërin prej gastronomeve më të njohur në Kosovë dhe Mal të Zi, Arian Henci.
Ai ka shkruar se MayFest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.
“Mijëra të rinj në #mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi 🇲🇪!”, ka shkruar Abazoviq.
