Dritan Abazoviq pret Ramën: Duam që rajoni të jetë i fokusuar kah e ardhmja

17:10 | 07 Korrik 2023

Abazoviq pret Ramën: Duam që rajoni të jetë i fokusuar kah e ardhmja.

Podgorica ka qenë pikëndalesa e radhës e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai atje është pritur nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku pas takimit kanë dalë në konferencë për media.

Abazoviq ka thënë se janë të interesuar për bashkëpunim dhe kjo ka qenë tema e takimit, derisa ka shtuar se duan që rrugën e bashkëpunimit ta ndjekin edhe fqinjët e tyre.

“Qëllimi është që rajoni që jetë i fokusuar kah e ardhja, jo kah e kaluara. Duam që çështjet e hapura të mbyllen sa më parë”, është shprehur Abazoviq, njofton KlanKosova.tv.

“Kemi atmosferë të mirë. Mirëpresim iniciativën e Ramës lidhur me Malin e Zi. Nuk mbështesim agresivitet, por jemi për dialog e për marrëveshje. Duam që palët të flasin, të investojnë në mënyra demokratike që të ketë zgjidhje. Këtë e mbështesim”.

Komento: