Dritan Maqkaj, nga sot anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës

10:22 | 09 October 2022

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën.

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës.
Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve.

Dritan Maqkaj, sot, është takuar me kryetarin Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur që nga tash e tutje kontributin e tij ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Maqkaj, i cili luan si anësor i majtë në ekipin U19 të Eintracht Frankfurtit, tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe pas bisedave të vazhdueshme përfundimisht ka vendosur t’i thotë “Po” Kosovës.

Ai fillimisht pritet të luajë për Kombëtaren U21, derisa duke pasur parasysh potencialin e tij të madh, në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A.

Komento: