Dritë në fund të tunelit: Ka shanse që Drita të luajë në një vend tjetër kundër Linfield

17:14 | 12 August 2020

FC Drita më shumë mundësi do të luajë kundër Linfield, kjo pasi që UEFA e ka dërguar në instancë të Apelit.

Në një njoftim në facebook, Drita ka treguar se vendimi i UEFA-së për ndeshjen është shtyrë.

“Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor për rastin e ndeshjes se anuluar të klubit tonë me ekipin e LINFIELD FC. Komisioni i disiplinës në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur te vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-së”, ka shkruar Drita në ueb-faqen e saj zyrtare në facebook.

Ne vendim e UEFA-së thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se kemi vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”.

Por, data se kur do të merret ky vendim ende nuk është bërë e ditur.

Drita shpreson që ndeshja të zhvillohet në një vend tjetër, meqë ishin autoritetet zvicerane ato që nuk lejuan mbajtjen e saj.

Komento: