Drithërima te Brazili! Detajet e fundit nga dëmtimi i Neymar, stafi mjekësor merr vendimin urgjent

21:50 | 08 Qershor 2026

Ylli i padiskutueshëm i “Seleção”, Neymar, i është nënshtruar sot një ekzaminimi mjekësor të detajuar, i cili po konsiderohet si momenti më kritik për të ardhmen e tij në këtë turne.

Rezultatet e këtij kontrolli të fundit do të vendosin përfundimisht nëse stafi mjekësor do t’i japë dritën jeshile për të lënë pas terapitë individuale dhe për t’u bashkuar me shokët e skuadrës në stërvitje të plotë.

Megjithëse fillimisht kishte dyshime të mëdha, gazetarët dhe burimet pranë kombëtares braziliane konfirmojnë se brenda dhomave të zhveshjes mbizotëron një optimizëm i madh.

Rikuperimi i sulmuesit ka treguar një ecuri befasuese, duke ecur shumë më shpejt nga sa kishte parashikuar stafi teknik i Carlo Ancelottit. Nëse përgjigjet e sotme konfirmojnë këtë progres, ai do të zbresë në fushën stërvitore menjëherë.

E gjithë kjo situatë është një garë e ethshme me kohën, pasi Brazili zbret në fushë vetëm pesë ditë më vonë. Më 13 qershor, “Seleção” do të zhvillojë ndeshjen e saj hapëse të Kupës së Botës 2026 përballë një kundërshtari tepër kërkues si Maroku.

Tanimë, e gjithë bota e futbollit i ka sytë nga përgjigjet e skanerit të sotëm, të cilat pritet të zyrtarizojnë brenda pak orësh nëse numri 10 do të jetë gati për të magjepsur që në minutën e parë të Botërori.

Komento: