Kuka: Ngjarja më e madhe sportive deri tash po vjen në Kosovë.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi Kosova mori dritën e gjelbër nga Unioni Evropian i Xhudos, për të organizuar Kampionatin Evropian.
Kuka e quajti këtë ngjarjen më të madhe sportive deri më tani në Kosovë.
“Ngjarja më e madhe Sportive deri tash po vjen në Kosovë! Sporti me 3 të Arta Olimpike në Kosovën tonë do sjell Elitën e xhudos!”, ka shkruar Kuka.
“Kampionati Evropian i hapur deru 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra do mbahet në Kryeqytetin e shtetit tonë!”.
“Urime Kryetar Agron Kuka për angazhimin që Kosova të fitoj garën e madhe për të organizuar! Kosova -Shtet i xhudos”.