Driton Selmanaj flet për Skënder Hysenin: Nuk negocion në dialog ashtu siç thotë presidenti Thaçi

22:44 | 20 Gusht 2020

Selmanaj thotë se Hyseni nuk negocion në dialog ashtu siç thotë presidenti Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj thënë se koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, nuk negocion në dialog.

Sipas Selmanajt, presidenti Thaçi e ka gabim kur thotë se Hyseni negocion.

“Hyseni është vetëm koordinator, nuk negocion ashtu siç thotë presidenti Thaçi”, është shprehur Selmanaj.

Tutje, Selmanaj thotë se Hyseni është koordinator dhe këshilltar i kryeministrit.

“Ai flet vetëm deri në një shkallë në emër të kryeministrit, nga ajo shkallë e tutje flet vet kryeministri Hoti”, ka thënë Selmanaj.

Komento: