Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për Prizrenin

15:56 | 08 Korrik 2025
Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për Prizrenin

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie.

Njoftimi i degës:

Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!

Vendi: Lidhja e Prizrenit Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve.

I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.🤝Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim.

Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni!🟦Për Prizrenin – Me Dritonin

Komento: