Arrestimi i Krasniqit, Selmanaj (LDK) kërkon shkarkimin e bordit të KEK-ut.
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar shkarkimin e bordit të KEK-ut, njofton Klan Kosova.
“Jam i bindur se Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumëmilionëshe dhe ta paligjshme”.
“Në rastin konkret, përgjegjësia penale është e pamjaftueshme. Shkarkimi i bordit të KEK-ut është më e pakta që mund të ndodhë urgjentisht”.