Selmanaj: Të hetohet urgjentisht incizimi i potencuar i Abazit për vjedhjen e provave në rastin Dehari
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklaratave të Haki Abazit për rastin e zhdukjes së mostrave të Avni Deharit.
Ai në Facebook ka shkruar se duhet të hetohet incizimi që Abazi thotë se e ka për vjedhjen e provave në rastin Dehari.
“Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, ka shkruar Selmanaj.
Postimi i plotë:
Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!
Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.
Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.
Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.
Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!
Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.