Driton Selmanaj: Kurti adoleshent politik, qeveria Hoti themeloi para dy vitesh Zyrën për Luginën e Preshevës

14:14 | 20 Shtator 2022

Selmanaj: Kurti adoleshent politik, qeveria Hoti themeloi para dy vitesh Zyrën për Luginën e Preshevës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Kurti me vendimin për emërimin e Ardita Sinanit këshilltare për Luginën e Preshevës e ka promovuar idenë që qeveria Hoti e ka bërë para dy vitesh.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se më 28 shtator 2020 qeveria Hoti ka votuar themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës në kuadër të ZKM-së, raporton Gazeta Express.

“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë. Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara”, ka shkruar ai.

Komento: