Drizan Shala: Kush vepron kundër interesave të SHBA-së do të përballet me sanksione të drejtpërdrejta

17:43 | 23 Gusht 2024
drizan-shala:-kush-vepron-kunder-interesave-te-shba-se-do-te-perballet-me-sanksione-te-drejtperdrejta


Drizan Shala, eskpert i sigurisë, ka komentuar vizitën e planifikuar, që në dukje është e paplanifikuar nga ana e shefit të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Shala thekson se kjo vizitë është e lidhur ngushtë me përpjekjet dhe angazhimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe në luftën kundër Rusisë, duke u përfshirë në koalicionin ndërkombëtar. Në kontekstin e brendshëm të sigurisë në Kosovë, ai vëren se ka pasur prishje të ekuilibrit të sigurisë në vendet që shefi i CIA-s i ka vizituar, dhe një potencial të rritjes së nacionalizmit brenda spektrit politik në Ballkanin Perëndimor. Shala thekson se vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë është e lidhur me shqetësimet për vendimet e fundit, si hapja e urës që është në kundërshtim me kërkesat dhe urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden, i cili është aktiv në rajon për tri vite.

“Sa i perket vizites se planifikuar, që në  dukje ishte e paplanifikuar nga ana e kreut te CIA-se në rajonin e Ballkanit Perendimor duke përfshirë  edhe Kosoven ndë rlidhet me proceset në të cilat Republika e Kosoves është pjesë përbërëse në luften apo mbë shtetjen Ukraine- Rusi duke upadte- uar antarë t dhe duke suportuar koalicionin kundër Rusisë , nga ana tjetër ne kemi pasur disa fragjilitete  në kontekstin e brendshëm të sigurisë ne Republiken e Kosoves, pë rfundimisht ka pasur edhe prishje të ekuilibrit te sigurisë në vendet të cilat i ka vizituar dhe ka një potencial të nacionalizmit të thirrur nga ana e spektrit politik brenda Ballkanit Perendimor . Vizita e drejtorit me theks në Republikë n e Kosovë s ndë rlidhet me qendrimin e formes së kryer, sa i perket vendimit pë r hapjen e ures, e cila është në kundërshtim me kërkesat. Një kohesisht edhe në kundeshtim me urdherin ekzekutiv të lë shuar nga presidenti Biden, i cili tash e tri vite është aktiv në rajonin e Ballkanit Pereë dimor”, u shpreh Shala

Ai gjithashtu përmend se gjatë vizitës është diskutuar edhe lufta kundër terrorizmit, si një argument shtesë për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shala thekson se shefi i CIA-s ka informuar të gjitha vendet e rajonit për përditësimin e listës së zezë, duke theksuar se kushdo që vepron kundër interesave të SHBA-së ose shkel urdhrin ekzekutiv të Biden do të përballet me sanksione të drejtpërdrejta, qoftë individuale apo për kompanitë përkatëse.

 

” Njëkohesisht është diskutuar edhe tema e cila lidhet me luftën kundër terrorizmit si njeë argument shtesë për të bashkëpunuar në mes vendeve në Ballkanin Perendimor , por padyshim në kuader te kësaj vizite shefi i CIA- se i ka njoftuar në aSpektin formal gjithë vendet e Ballkanit Perendimor , sa i perket update- imit të listes së zezë e cila është një argument i asaj që kushdo që punon dhe vepron kundër interesave te Shteteve te Bashhkuara të  Amerikes, dhe shkel urdhrin ekzekutiv të Biden do të ballafaqohet me sanksione të  drejtperdrejta qoftë  individuale apo të kompanive qe përfaqësojnë” , deklaroi Shala për FrontOnline

 

Komento: