Drogba zyrtarizon kalimin e yllit të madh te Chelsea

13:36 | 08 Gusht 2021

Drogba zyrtarizon afrimin e Lukakut.

Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Chelsea-t duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Klubi londinez nuk e ka zyrtarizuar akoma arritjen e marrëveshjes, por për këtë ka menduar Didier Drogba.

Legjenda e futbollit ka mirëpritur sulmuesin e Interit me postimin:

“Mirësevjen në shtëpi Romelu Lukaku”. Kështu sulmuesi belg ka vendosur që t’i largohet Interit dhe të kthehet në Premier League.

Komento: