
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit emocionet e saj në prag të nisjes së edicionit të shtatë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Në një postim në rrjetet sociale, artistja u shpreh se vizitoi mbrëmjen e kaluar ambientet e festivalit për të parë nga afër përgatitjet finale, duke theksuar se ndihet jashtëzakonisht e emocionuar dhe krenare për familjen e saj dhe të gjithë ekipin që ka punuar për realizimin e këtij eventi.
“Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj që po nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival. Jam shumë e emocionuar dhe tepër krenare për familjen dhe të gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë,” shkroi ajo.
Dua Lipa zbuloi gjithashtu se dita kishte qenë edhe më e veçantë, pasi ishte bërë kumbarë e një fëmije, moment që, sipas saj, e mbushi me emocione.
“Në një ditë kaq magjike, u bëra edhe kumbarë. Lotët kanë rrjedhur gjatë gjithë ditës. Shihemi sonte, Prishtinë!” përfundoi artistja, duke ftuar publikun të bashkohet në natën e hapjes së festivalit.