Dua Lipa kaq ëmbël fol në shqip teksa hidhet në det me të dashurin: “A po na inçizon” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dua Lipa kaq ëmbël fol në shqip teksa hidhet në det me të dashurin: “A po na inçizon”

14:34 | 30 Korrik 2021

“A po na inçizon”, kaq ëmbël fol në shqip Dua Lipa teksa hidhet në det me të dashurin.

Këngëtarja po i shijon pushimet në Shqipëri.

Dhe, sot ajo ka publikuar postime tjera në rrjete sociale derisa shihet e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, shkruan lajmi net.

Krahas imazheve të postuara me një fustan veror e shtirë në jahtin luksoz, Dua Lipa mori vëmendje edhe me një video.

Ajo shihet me partnerin e saj, Anwar Hadid duke u hedhur në ujë nga jahti luksoz ku po qëndron dhe dëgjohet duke thënë : “A po na inçizon”.

Kujtojmë se, artistja e njohur me famë botërore ka publikuar klipin e saj muzikor me Pop Smoke.

Komento: