Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa tashmë zotëron edhe shtetësinë shqiptare.
Dua Lipa u betua dje si shtetasja më e re shqiptare para Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të veçantë. Më pas së bashku me familjen e saj ajo u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj.
“Jam shumë krenare”, tha Dua e cila gjithmonë ka folur me krenari për origjinën e saj shqiptare.
Marrja e shtetësisë shqiptare nga këngëtarja është bërë lajm edhe në ediat ndërkombëtare. Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian janë vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.
Këngëtarja ndodhet në Tiranë për festat e Nëntorit. Ajo do të përmbyllë turin e saj botëror “Future Nostalgia” me një koncert falas në sheshin Skëndërbej, në 28 Nëntor, ditën e pavarësisë.