Dua Lipa ndahet nga i dashuri i saj, këto foto sqarojnë gjithçka

11:23 | 06 Qershor 2019

Dua Lipa duket se është ësht singël.

Ylli i muzikës i dha fund lidhjes këtë javë. Ndërsa kuzhinieri e hoqi nga Instagram mbrëmjen e së martës.

23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017 Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin,”, tha një burim për The Sun.

Ylli i muzikës ishte në Paris të martën pasi u emërua si fytyra e re e ‘YSL Beauty’. Ajo u vizitua nga një mik i ngushtë dhe pranoi në Instagram se kishte nevojë për shokë të ri rreth saj.

Nga ana tjetër, këtë mëngjes, Isaku ka postuar një ’emoji’ të thyer të zemrës në një story të tij në Instagram dhe ka lënë të kuptohet se është i lënduar.

Komento: