“Dua t’ia përplas kokën për muri Balotellit”

13:42 | 16 Dhjetor 2018

Mario Balotellit nuk po i ecën mirë të Nice nën drejtimin e trajnerit francez, Patrick Viera.

Trajneri i Nice, Patrick Vieira, ka thënë është i tunduar ta përplasë Mario Balotellin për muri, por nuk mund të bëjë një gjë të tillë meqë nuk është më futbollist.

Sulmuesi italian vazhdon rrugën e tij të moçme duke i zemëruar trajnerët e tij të ndryshëm dhe në një dokumentar për kohën e Vieiras në Nice shfaqi më shumë nga temperi i Marios, transmeton Express.

“Sa i përket Marios, dua t’i përgjigjem apo thjesht ta përplas për muri apo ta lë të varur për jake në varësen e palltos së tij, por nuk mundem sepse nuk jam më lojtar”, thotë Vieira për L’Equipe.

“Më duhet të mendoj dy herë para se të them çfarëdo, sepse mund të ketë ndikim dhe të rrezikojë në humbjen e një lojtari të madh. Nuk dua të them diçka për të cilën pendohem”, shtoi ai.

Sipas gazetës Journal du Dimanche, dy incidente tjera të Balotellit nuk e kanë bërë bujë në ballinat e mediave botërore.

Dihet shumë mirë që Balotelli u largua me vrull pasi u zëvendësua kundër Nimes më 10 nëntor, por tani raportohet se ai i përplasi gjërat në zhveshtore dhe refuzoi ta pastrojë rrëmujën e bërë.

Në një rast tjetër të freskët, gjatë barazimit 0-0 me Guingamp, Balo u largua midis fjalimit ekipor të Vieiras, në mënyrë që të shkonte në tualet.

Mario s’e ka shënuar qoftë edhe një gol të vetëm këtë sezon në Ligë 1.

Komento: