
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij.
Trump ka publikuar pamje të Maduros po transportohet drejt New Yorkut, ku do të përballet me akuza në një gjykatë në Manhatan.

Maduro shihet me duar të lidhura dhe sy të mbuluar.
Lideri i Venezuelës akuzohet për vepra që lidhen me drogë dhe armë.
