Duda Balej thotë se do të votojë kundër martesës së gjinisë së njëjtë

18:35 | 23 Shkurt 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga pakicat, Duda Balje, është deklaruar lidhur me votimin e Kodit Civil që pritet të jetë në rend të ditës për seancën e nesërme.

Ajo ka deklaruar se ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa ka shtuar se ajo do të votojë kundër pikërisht për këtë ndryshim.

Deputetja Balje ka sqaruar se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë është kundër fesë të cilës ajo i përket, andaj edhe do të votojë kundër.

“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë kundër. Kundër, sepse nuk përket me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Duda Balje në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.

Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.

Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.

Komento: