Duda Balje e paska ‘djegë’ atmosferën në eventin e organizuar me rastin e 8 marsit

21:09 | 09 Mars 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është shquar gjithmonë për elegancën e saj që ka.

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, nga një event i organizuar me gra me rastin e 8 marsit.

Balje dukej tërheqëse e veshur me një fustan ngjyrë kafe, ndërsa mund të shihet e entuziazmuar duke udhëhequr vallen e kërcimit.

Duda ka qenë gjithmonë e zëshme për të ngritur lartë çështjen e të drejtave të grave, pasi është edhe drejtuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Deputetja e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak shquhet si një prej deputeteve më atraktive në Kuvendin e Kosovës.

Komento: