Duda Balje me veshje tradicionale, kaq bukur duket

22:01 | 27 Shtator 2022

Duda Balje as me shami e as me mini-fund, po me veshje tradicionale.

Duda Balje ka vite që është imazh tejet i njohur, madje përtej politikes dhe postit të saj si Deputete e Kuvendit të Kosovës.

Shumë shpesh e përfolur edhe për jetën e saj private, paraqitjen e jashtme dhe theksin e veçantë me të cilin e flet shqipen, Duda, po që është figurë mjaftë interesante.

I ka prirë disa herë edhe diskutimit për shaminë në shkollë, ndërkohë që vetë është një miks mes gruas tradicionale e moderne.

Në këto foto Deputetja boshnjake vjen e veshur me veshje tradicionale, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim zakonisht, shkruan Kosovarja.

Ndryshe, sot Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje. Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku me Baljen diskutuan për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.

Komento: