Duda Balje ka shtruar iftar për Ramazan.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka vazhduar traditën me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ajo ka shtruar iftar në Prizren për kategoritë me aftësi të veçanta. Të pranishëm ishin mbi 300 persona.
“Iftari ynë i katërt i përbashkët. Për mua jeni te veçantë dhe të vetmit. Unë sot kam fituar edhe një ditë të paharruar të jetë sime…për shkak te Juve ! Faleminderit për përqafimet, buzëqeshjet, mirësinë…për mua jeni të vetmit ! E falënderoj Zoti që ma dha mundësinë të ju njoh dhe t’ju kem mysafir në iftarin e paharruar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më poshtë, fotot: